Glauk Konjufca përpara gjykatës: ‘Nuk ndihem fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend’

Në rigjykim, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaron se nuk ndihet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Prokurori Dardan Qela vlerëson se në fund të procesit gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të pandehurit.

Avokatja e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, e vlerëson kontekstin politik dhe institucional të vitit 2016 dhe vë në pikëpyetje provat materiale të paraqitura në aktakuzë.


- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 shpalli aktgjykim lirues ndaj Konjufcës për veprën ‘Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm’.

Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzë kundër tij për dy vepra penale.

Rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *