Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka filluar takimet e mobilizimit me degët dhe strukturat e partisë për organizimin e pritjes së ish-liderëve të UÇK-së.
Pas takimeve në Dragash, Zhur dhe Suharekë, Hoxhaj ka bërë të ditur se takimet do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera.
Këto takime janë pjesë e përgatitjeve për pritjen e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë në prag të 16 shtatorit, ditës kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





