Jackie Apostel, e dashura e Cruz Beckham, shfaqet me bikini në pushime në Itali

Jackie Apostel, e dashura e Cruz Beckham, ka ndarë disa fotografi nga pushimet verore me familjen Beckham në Itali.

Këngëtarja dhe modelja 30-vjeçare u shfaq me bikini portokalli, duke pozuar me disa limonë dhe duke shijuar atmosferën e pushimeve. ‘Nganjëherë jeta të jep limonë’, shkroi ajo në përshkrimin e postimit, ndërsa në një tjetër fotografi u shfaq me bikini blu pranë detit, shkruan DailyMail.

Jackie ndau gjithashtu një fotografi romantike me Cruz, teksa çifti pozonte së bashku në jahtin familjar.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -