Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmon përmirësimin e gjendjes së zjarreve në vend

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se deri në orën 17:00 të ditës së sotme, janë raportuar 10 vatra zjarri në territorin e vendit, ku 4 vazhdojnë të jenë aktive.

Në operacione janë angazhuar mbi 480 forca, përfshirë efektivë të Forcave të Armatosura dhe vullnetarë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile theksoi se prioriteti kryesor është mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.


- Advertisement -

Situata ka përmirësuar në disa zona si Gojan–Gjegjan në Pukë, ndërsa ndërhyrja vazhdon në Prozhem të Pukës, Shtanë–Tenë të Mirditës dhe Malin e Dajtit.

Zjarri në Dukat është shuar plotësisht.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -