I njohur nga miqtë dhe komuniteti me nofkën ‘Milton’, Luis Miguel ishte zhvendosur në Nicë që në moshën 11-vjeçare.
Ai kishte ndjekur shkollën Vernier dhe më pas ishte vendosur në lagjen Gambetta, ku me kalimin e viteve ishte bërë një figurë e njohur dhe e dashur për të rinjtë e zonës.
Mendes kishte një rol si ndërmjetës dhe përpiqej të qetësonte konfliktet.
Lajmi për vrasjen e tij në Shqipëri ka tronditur komunitetin ku ai ishte rritur.
Familja dhe miqtë e tij po përballojnë dhimbjen, vështirësitë financiare dhe procedurat ligjore në Shqipëri.
Një fushatë për mbledhjen e fondeve është hapur për të ndihmuar në këtë moment të vështirë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





