Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur që nga ora 11:00 deri në 17:30 do të ketë kufizime në AUTOUDHË për automjetet me masë mbi 20 tonë nëse temperatura arrin 32°C ose më shumë.
Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi do të vazhdojë pa kufizime.
Automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe institucionet shëndetësore janë përjashtuar nga kufizimi.
Operatorët dhe shoferët janë lutur të respektojnë kufizimet dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar nga ministria.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





