Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvend për takim me kryetarin e LVV-së, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ndryshe sot ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka mbajtur një takim konsultativ liderët e partive politike në Zyrën e Presidentes, me fokus te çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Tri partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë refuzuar pjesëmarrjen në takim.
Pas takimit Haxhiu tha se takimet mes partive politike duhet të vazhdojnë, duke bërë thirrje që subjektet që nuk morën pjesë në takimin e sotëm të mos refuzojnë dialogun.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





