Kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dërguar një letër në drejtim të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku e kërkon që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.
Vuçiq akuzoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas për këtë plan.
Presidenti serb shprehet se ky veprim është një turp dhe zhgënjim, duke theksuar se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre dhe se ata nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë të pranojë pavarësinë e Kosovës.
Në fund, Vuçiqi tha se do të ndihmojë popullin e tij dhe se gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa pritet.
Presidenti serb tha se Bashkimi Evropian ka konfirmuar hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullim të makinave.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


