Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) po vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që synon ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, me qëllim që përdorimi i parasë publike gjatë periudhës së fushatës dhe parafushatës zgjedhore të konsiderohet si vepër penale.
Nismën e ka mbështetur edhe ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ndërsa IKD-ja po bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me peticionin për forcimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë sot deri në orën 15:00 në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





