Anthony Hopkins do të publikojë më 21 gusht albumin e tij të parë muzikor, ‘Life Is a Dream’, i cili përmban 12 kompozime të krijuara gjatë një periudhe prej rreth gjashtë dekadash.
Aktori 88-vjeçar ka treguar se muzika ka qenë dashuria e tij e parë dhe një pasion që e ka shoqëruar që në fëmijëri.
Ai nisi të luante piano në moshën katërvjeçare, ndërsa kompozimin e parë e shkroi në vitin 1960, kur ishte 22 vjeç.
Albumi është dirigjuar nga Gustavo Dudamel dhe interpretohet nga Philharmonia Orchestra.
Regjistrimet u realizuan në Londër dhe publikimi do të bëhet nga Decca Records.
Hopkins ka punuar me muzikë edhe për disa filma gjatë karrierës së tij, teksa albumin e ri e konsideron shumë personal, pasi lidhet me fëmijërinë, vitet e rritjes në Uells dhe kujtimet e rinisë.
Sipas tij, në album ndërthuren nostalgjia dhe trishtimi, pasi pavarësisht një jete të bukur, ai e sheh jetën si një ‘lamtumirë të gjatë’.
Një nga kompozimet i kushtohet edhe bashkëshortes së tij, Stella Hopkins.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





