Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dërguar ftesa të reja për takim kryetarëve të partive politike në Kosovë.
Nga burime brenda kabinetit të Kurtit thuhet se kryeministri ka dërguar ftesat për takim me kryetarët e PDK-së, Bedri Hamza, LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe Aleancës, Ardian Gjini.
Kurti nuk ka përcaktuar datën e takimit, por e ka lënë të hapur për kur të jenë të gatshëm kryetarët e tjerë të partive.
Opozita, veçanërisht PDK-ja dhe Aleanca, kanë kërkuar seancë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke argumentuar se janë shkelur afatet kushtetuese.
Ata kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kurtin për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të institucioneve.
Kjo situatë ka shkaktuar tension në Kuvendin e Kosovës, me deputetë të PDK-së dhe Aleancës që kanë kërkuar krijimin e institucioneve të vendit, veçanërisht konstituimin e legjislativit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





