KEK: Njësia A4 e ndalur për shkak teknik, do të rikthehet në operim pas kontrollit

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht, në orën 00:00, për shkak të disa parregullsive teknike.

Ndërhyrjet janë bërë si masë parandaluese dhe për sigurinë teknike.

Ekipet profesionale janë angazhuar për vlerësimin e gjendjes teknike dhe për eliminimin e problemit.


- Advertisement -

Njësia A4 do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe pas sigurimit të kushteve të nevojshme.

KEK-u do të informojë për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në operim. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *