Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se tranzicioni gradual i përgjegjësive të sigurisë nga KFOR-i te Policia e Kosovës në urën e Ibrit dhe Manastirin e Deçanit është i arsyeshëm pas përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.
Ibishi ka theksuar se veprimet e Policisë së Kosovës kanë bindur faktorin ndërkombëtar për kontrollin e situatës së sigurisë.
KFOR-i ka konfirmuar se përkujdesja për sigurinë në urën e Ibrit dhe Manastirin e Deçanit do të bartet gradualisht te Policia e Kosovës.
Procesi do të koordinohet me institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, si dhe me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse serbe.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





