Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës pas mblidhjes së nënshkrimeve për vazhdimin e seancës konstituive sot e jo nesër siç e ka thirrur kryesuesi i saj.
Kryeziu-Hyseni bën të ditur se rreth orës 18:00 të gjithë deputetët kanë marrë ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e seancës, e cila është caktuar të mbahet nesër në ora 11:00.
Ajo ka krahasuar situatën aktuale me 27 dhe 28 prillin, ditët kur u mbajtën seancat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke theksuar se sonte opozita po qëndron në Kuvend sepse, sipas saj, e di që prania e saj aty ‘nuk prodhon asgjë’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





