Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ku kryetari i VV-së, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me çështjen e presidentit.
Hamza tha se veprimet e VV-së tregojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie, duke shtuar se vendi po vazhdon të mbetet pa institucione funksionale. ‘Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit, përgjegjësisë nga partia që ka fituar vendin më të madh në Kuvend.
Shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme,’ deklaroi Hamza.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





