Armend Zemaj kritikon Albin Kurtin për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka qenë e njoftuar për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrje të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Zemaj kritikoi kryetarin e VV-së, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të frymës kushtetuese dhe përdorim të seancës për mesazhe politike. ‘Jo, ne nuk kemi qenë as të njoftuar.

Krejt çka ka rrjedhur e keni parë në seancën kuvendore kur pritej edhe emri dhe nuk ka debat.


- Advertisement -

Por, ky është Albin Kurti, edhe debatoi, edhe hapi fushatë elektorale, edhe kërkoi kohë shtesë duke menduar që është një dhe mbi Kushtetutën’, deklaroi Zemaj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -