Kuvendi i Kosovës u është kthyer punimeve të seancës, pasi Komisioni i përkohshëm ka verifikuar kuorumin dhe mandatet e deputetëve.
Deputetët e Kuvendit kanë dhënë betimin, ndërsa vazhdojnë zgjedhjet për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Formohet Komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Seanca konstituive udhëhiqet nga Dehari dhe Taçi.
Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK-së.
Kuvendi pritet të mbajë seancën e konstituimit sot, duke filluar me themelimin e Komisionit për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të deputetëve të rinj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





