Komuna e Kaçanikut ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës do të zhvillohen punime për pastrimin dhe larjen me ujë të rrugëve në qytet.
Punimet do të kryhen në akset kryesore si Bulevardi ‘Ismail Raka’, Rruga ‘Qamil Ilazi’, Rruga ‘Sali Bajra’ dhe rrugë të tjera.
Qytetarët dhe banorët janë kërkuar të largojnë automjetet e parkuara për të lehtësuar punimet.
Komuna ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





