Pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi se kjo parti do të mbetet në opozitë, duke përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se kjo çështje nuk duhet parë si një “vend pune”, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e qeverisjes.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





