Pritjet më të gjata në pikat kufitare në Kosovë: Jarinjë dhe Muçibabë me kolona të rënda

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar se pritjet më të gjata për automjetet janë regjistruar në pikën kufitare Jarinjë, ku qytetarët presin 45 deri në 50 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Ndërkohë, në Muçibabë, pritjet në hyrje zgjasin rreth 40 minuta, ndërsa është krijuar kolonë automjetesh prej 500 metrash.

Në disa pikat tjera kufitare si Dheu i Bardhë dhe Merdarë, pritjet janë gjithashtu të rënda.


- Advertisement -

Në Bërnjak, pritjet në hyrje janë 10-15 minuta, ndërsa në dalje vetëm 3 minuta.

Në Vërmicë, qytetarët presin 10-15 minuta në hyrje dhe 5-10 minuta në dalje, me kolona prej rreth 50 metrash.

Pikat kufitare të tjera në Kosovë raportojnë pritje të shkurtra, ndërsa qarkullimi i kamionëve është më i shpejtë, pa kolona të raportuara.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -