Ariana Grande trondit fansat me tekstet provokuese në albumin e ri ‘Petal’, ndërsa rikthehen zërat për romancën me Ricky Alvarez

Ariana Grande është kthyer në skenën muzikore me albumin e saj të ri ‘Petal’, por disa vargje nga këngët e reja kanë shkaktuar reagime të shumta mes fansave.

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare ka surprizuar dëgjuesit me tekstet më të hapura dhe personale, veçanërisht në këngën ‘Big Feelings’, ku disa fansa kanë vënë re referenca që i kanë lidhur me jetën e saj sentimentale.

Pas publikimit të albumit, në rrjetet sociale nisën menjëherë diskutimet, me shumë fansa që sugjeruan se disa nga vargjet mund të jenë frymëzuar nga afrimiteti i saj i rikthyer me ish-të dashurin Ricky Alvarez.


- Advertisement -

Krahas ‘Big Feelings’, dëgjuesit kanë analizuar edhe këngë të tjera të albumit, si ‘Bad Thing (Bunny Hop)’, duke kërkuar të gjejnë mesazhe të fshehura për marrëdhëniet e kaluara të Grandes dhe rikthimet romantike në jetën e saj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -