Lumir Abdixhiku thirr Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm të partisë për sot (30 korrik), ku pritet të trajtohet nisma e qindra delegatëve të partisë për shkarkimin e tij, pas pakënaqësive me rezultatin e partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku LDK-ja doli partia e tretë me 16.69% apo 135,567 vota.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Lir Ferati, ka deklaruar se gjitha organizimet teknike janë përfunduar dhe pritet që prej orës 18:00 të nisin punimet e Kuvendit, transmeton Zeri.info. “Gjitha organizimet teknike kanë përfunduar dhe presim nga ora 18:00 që të zhvillohet Kuvendi, i cili mbahet me një pikë të rendit të ditë”, u shpreh Ferati.

Ai tha se LDK-ja si shtëpi e debatit demokratik, do të mbaje edhe në këtë Kuvend një debat të hapur. “Debati është i hapur, LDK-ja është shtëpi e debatit demokratik e politik dhe debati do të jetë i hapur”, shtoi ai.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -