Pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të shtuar të udhëtarëve pasditen e së enjtes, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar në Jarinjë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Jarinjë qytetarët po presin 60 deri në 90 minuta për hyrje në Kosovë, ndërsa për dalje pritjet janë rreth 30 minuta.
Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë është shënuar fluks i shtuar me pritje rreth 60 minutash për hyrje dhe 40 minuta për dalje.
Kolona prej 500 metrash në hyrje dhe 350 metrash në dalje është regjistruar në këtë pikë.
Në Muçibabë pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe 30 minuta në dalje, me kolona prej 100 metrash në hyrje dhe 200 metrash në dalje.
Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 10 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej rreth 50 metrash.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





