Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci’, Faruk Mujka, ka bërë të ditur se rrënimi i objektit të njohur si mini hoteli ‘Jezero’ në zonën e Ujmanit është pjesë e një aksioni të nisur para rreth një muaji për lirimin e pronave të ndërmarrjes e që të njëjtat sipas tij janë uzurpuar.
Aksioni ka vazhduar në disa faza, ku fillimisht janë rrënuar pesë objekte, më pas 11 të tjera, ndërsa sot është rrënuar edhe mini hoteli ‘Jezero’.
Faruk Mujka gjithashtu ka thënë se rrënimi i sotëm i mini hotelit ‘Jezero’ është realizuar pas paralajmërimeve të vazhdueshme dhe kërkesave për lirimin e pronës që ndërmarrja e konsideron të uzurpuar.
Lidhur me pretendimet e familjes që menaxhonte objektin, Faruk Mujka mohoi të ketë ushtruar çfarëdo presioni. ‘Unë nuk kam asnjë ftesë, jo unë por as ndërmarrja ‘Ibër Lepenc’ nuk ka ftesë.
Kurdo që vjen ftesa nga gjykata normal që do të përgjigjemi ftesës me të gjitha dëshmitë dhe dokumentacionin tonë, i cili është i nevojshëm’, tha Mujka për Dukagjinin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





