Skandali i ri në Hollywood: Akuza ndaj Jared Leto për sjellje të papërshtatshme

Aktori dhe këngëtari i njohur, Jared Leto, është përballur me akuza të reja pas publikimit të dokumentarit të BBC-së ku disa gra kanë ngritur pretendime për sjellje të papërshtatshme ndaj tij.

Një ish-bashkëpunëtor ka përshkruar Leton si një person të vështirë për t’u përballuar në prapaskenë.

Këngëtari i grupit ‘Thirty Seconds to Mars’ është akuzuar për kërkesa të pazakonta ndaj anëtarëve të ekipit dhe sjellje manipuluese.


- Advertisement -

Dokumentari përfshin deklarata të 10 grave, disa prej të cilave pretendojnë për incidente të ndodhura mes viteve 2002 dhe 2016.

Njëra prej tyre pretendon se Jared Leto e ka manipuluar kur ishte 16 vjeçe.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -