Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar raportin e parë me listën preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe atyre që kanë vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se për periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999 janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës, duke theksuar se raporti do të përditësohet vazhdimisht me të dhënat e reja që do të sigurojë Instituti.
Kurti shtoi se 9.948 persona, ose 81.3 për qind e të gjitha viktimave të dokumentuara, u vranë gjatë periudhës mars-qershor 1999, duke e cilësuar atë si fazën më të rëndë të krimeve të luftës.
Lista preliminare përfshin 13.227 persona.
Drejtori i IKKL-së, Atdhe Hetemi, bëri të ditur se lista preliminare përfshin gjithsej 13.227 persona të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





