Gjykata e Hagës vendos për vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin: Nuk mund të lirohet për shkak të rrezikut të arratisjes

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, duke konsideruar se ekziston rreziku për ndërhyrje në proces dhe për kryerje të krimeve të tjera.

Megjithatë në vendimin e Gjykatës, është rrëzuar argumenti i Zyrës së Prokurorit të Specializuar sa i përket rrezikut për arratisje. “Prandaj, megjithëse rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet plotësisht, Trupi Gjykues vlerëson se vazhdimi i paraburgimit të z.

Selimit nuk mund të justifikohet në këtë fazë mbi bazën e rrezikut të arratisjes, siç parashihet në Nenin 41(6)(b)”, thuhet në shkresën e Gjykatës.


- Advertisement -

Haga gjithashtu ka konsideruar se Rexhep Selimin vazhdon të jetë njeri me ndikim në Kosovë dhe sipas tyre s’mund të lirohet bazuar në informacionet që Selimi ka si rezultat i procesit të gjykimit.

Gjyqtari Charles Smith ka vendosur për vazhdim të paraburgimit të Rexhep Selimit dhe meqenëse më 16 shtator do të merret vendimi i shkallës së parë, ka udhëzuar palët që të mos përgatisin shkresa të tjera për rishikim të paraburgimit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -