Këngëtarja Rina Balaj ka ndarë emocionet e saj pas pjesëmarrjes si e ftuar speciale në dy netët e koncertit të Yll Limanit në Prishtinë.
Përmes një postimi në Instagram, Rina ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë mundësi, duke i cilësuar këto dy mbrëmje si momente që do t’i mbajë gjithmonë në zemër. ‘Dy netë që kom me i majt gjithmonë n’zemer.
Prishtinë, u kon ni moment shumë i veçantë për mu me kon pjesë e ktyne koncerteve bashkë me Yllin,’ ka shkruar artistja.
Ajo ka falënderuar Yll Limanin për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtyre mbrëmjeve speciale, ndërsa ka shprehur mirënjohje edhe për ekipin Three60 Music për mbështetjen dhe përkushtimin.
Rina gjithashtu ka ndarë emocionet nga performanca e përbashkët para një publiku prej rreth 24 mijë personash, duke e cilësuar si një përjetim të jashtëzakonshëm. ‘Kënaqësi shumë e madhe me e knu këngën tonë para 24 mijë vetave,’ ka shkruar tutje.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





