Nesër pritet të ketë mot të këndshëm me diell dhe vranësira të pjesshme.
Në disa zona mund të ndeshen reshje të izoluara shiu gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës vranësirat, veçanërisht mbi zonat malore, mund të sjellin reshje të dobëta dhe të shkurtëra në disa vende.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 13-39 km/h.
Temperaturat pritet të rriten, duke filluar nga 16 deri në 19°C për minimumet dhe nga 28 deri në 31°C për maksimumet./Meteo Kosova Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





