Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen e huasë me SHBA për pajisje ushtarake

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake gjatë seancës së së hënës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, parashihet një shumë prej 302 milionë dollarësh për investime në fushën e mbrojtjes.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim duke argumentuar se ishte në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.


- Advertisement -

Në seancë morën pjesë edhe tre deputetë të PSD-së përveç deputetëve të PS-së.

Marrëveshja u miratua me 74 vota pro.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -