Majori Driton Haxhiaj nga FSK-ja përfundon Kursin e Komandantit në Japoni

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë me dije se majori Driton Haxhiaj ka përfunduar Kursin e Komandantit të Kontingjentit të Operacioneve Paqeruajtëse në Tokio, Japoni.

Kursi është organizuar nga Qendra Japoneze për Trajnim dhe Kërkim për Operacionet Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, pranë Kolegjit të Shtabit të Bashkuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë.

Përmes ligjëratave profesionale, analizave të rasteve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit avancojnë njohuritë dhe aftësitë në planifikimin, koordinimin dhe udhëheqjen e misioneve paqeruajtëse.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *