Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, kanë zgjedhur të shijojnë pushimet e tyre në jug të Francës, edhe pse rajoni po përballen me zjarre të mëdha.
Ato mbërritën në aeroportin e Nicës, qytetit ku kumbari i Brooklynit, Elton John, ka një vilë.
Një udhëtar që ishte aty përshkroi sjelljen e tyre gjatë mbërritjes. “Brooklyni dukej paksa nervoz dhe vazhdimisht shikonte përreth, ndërsa Nicola dukej më e qetë dhe e relaksuar.
Shumë njerëz i njohën dhe i shikonin teksa kalonin nëpër terminalin e mbërritjeve”, tha një burim për The Sun.
Pas mbërritjes, Nicola ndau disa fotografi me lule të ndriçuara nga dielli në rrjetet sociale, pa komentuar për situatën në zonë.
Vizita e tyre në Nicë po ndodh në një kohë kur pjesë të mëdha të Francës janë prekur nga zjarre të fuqishme.
Sipas raportimeve, mbi 300 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





