Kosova sot nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në Shtetet e Bashkuara.
Në vetvete ky është vetëm një fakt.
Por në praktikë hap një debat më të gjerë: sa rëndësi ka lobimi për një shtet të vogël që mbështetet te Shtetet e Bashkuara si aleati i tij më i rëndësishëm politik dhe i sigurisë?
Përgjigjja nuk është njësoj për të gjithë.
Për disa njohës të politikës amerikane mungesa e kontratave të lobimit është shenjë se Kosova ka reduktuar praninë e saj në Uashington në një kohë kur duhet ta forconte atë.
Të tjerë argumentojnë se problemi nuk janë firmat e lobimit, por mungesa e një strategjie të qartë të politikës së jashtme dhe e një diplomacie më aktive.
Debati zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së kanë kaluar disa sprova…
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





