Në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”, dëshmitari i dytë, Fatmir Ademi, ka deklaruar se gjatë ekzaminimit të 50 dëshmive dhe mostrave të ADN-së janë gjetur përputhje me profilet e të akuzuarve Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq.
Ademi ka treguar se në një fitil kabllo ndezës janë gjetur shenja që përputhen me profilin e ADN-së së Jovan Viqentijeviqit.
Ai gjithashtu ka thënë se rezultatet e laboratorit në Romë ishin në përputhje me ato të laboratorit në Prishtinë.
Metodat shkencore të përdorura ishin të avancuara dhe të validuara.
Gjurmët kryesore të përzierjes së ADN-së përkisnin Jovan Viqentijeviqit. /eo Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





