Kosova sot nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në Shtetet e Bashkuara.
Në vetvete ky është vetëm një fakt.
Por në praktikë hap një debat më të gjerë: sa rëndësi ka lobimi për një shtet të vogël që mbështetet te Shtetet e Bashkuara si aleati i tij më i rëndësishëm politik dhe i sigurisë?
Përgjigjja nuk është njësoj për të gjithë.
Në vitet 1990 dhe pas shpalljes së pavarësisë, institucionet kosovare kanë angazhuar disa nga firmat më të njohura të lobimit në SHBA.
Lobimi, përndryshe, nuk është një zëvendësim i diplomacisë, por në Uashington është bërë pjesë e mënyrës se si shumë qeveri ndërtojnë qasje te vendimmarrësit, organizojnë takime dhe promovojnë interesat e tyre politike, ekonomike apo të sigurisë.
Debatet për praninë e Kosovës në Uashington vazhdojnë, duke thelluar nevojën për një strategji të qartë të politikës së jashtme dhe e një diplomacie më aktive.
Cilat janë mësimet që mund të nxjerrë Kosova nga përvoja e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me lobimin në SHBA?
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





