Yll Limani përmbyll me sukses dy netë koncerte në Prishtinë

Yll Limani ka përmbyllur me sukses edhe natën e dytë të koncertit të tij në Prishtinë, duke i dhuruar publikut një tjetër mbrëmje të mbushur me emocione, muzikë dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e Eliza Hoxhës, e cila iu bashkua artistit për interpretimin e hitit të saj të njohur ‘Kthehu’.

Dueti u prit me duartrokitje të shumta dhe u shndërrua në një nga momentet më të spikatura të natës.


- Advertisement -

Në koncertin e parë, surpriza për publikun ishte legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, i cili ndau skenën me Yll Limanin, duke sjellë një atmosferë nostalgjie dhe festë.

Përgjatë dy netëve, dhjetëra mijëra qytetarë mbushën hapësirën e koncertit në kryeqytet, duke kënduar në një zë hitet e artistit dhe duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -