Vivienne Jolie-Pitt kërkon të heqë mbiemrin e babait nga emri i saj – Detajet e fundit

Vajza më e vogël e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, ka paraqitur kërkesë për të hequr ligjërisht mbiemrin e aktorit nga emri i saj. 18-vjeçarja ka ndjekur hapat e tre motrave dhe vëllezërve të saj më të mëdhenj, duke dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Qarkut Los Angeles për ndryshimin e emrit të saj ligjor nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.

Një seancë zyrtare gjyqësore është caktuar për 2 nëntor.

Kjo kërkesë është vetëm hapi i fundit në përpjekjen e vazhdueshme të Vivienne për t’u distancuar nga mbiemri Pitt.


- Advertisement -

Vivienne, e lindur në vitin 2008 së bashku me vëllain e saj binjak Knox, është më e vogla nga gjashtë fëmijët e çiftit të dikurshëm.

Një burim i tha së fundmi Daily Mail se Pitt e konsideron konfliktin me fëmijët e tij si ‘jashtëzakonisht të dhimbshëm’ dhe ‘beson se roli i Angelinës në mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet përbën tradhtinë më të madhe’.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *