Në Universitetin e Prishtinës është mbajtur ceremonia përmbyllëse e programit ‘Job Placement Counselling’, ku 33 zyrtarë të punësimit u pajisën me certifikata pas përfundimit me sukses të trajnimit.
Përfaqësues të institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë theksuan rëndësinë e fuqizimit të këshilltarëve të punës për përmirësimin e shërbimeve të punësimit dhe përballimin e sfidave të tregut modern të punës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, theksoi se roli i këshilltarëve të punës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në kohën kur tregu i punës po ndryshon me shpejtësi.
Ndërsa ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u shpreh se investimi te qytetarët ndihmon në gjetjen e punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke e cilësuar punësimin si prioritet kryesor të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





