Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) fillon procesi i largimit të shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Kjo ndërhyrje vjen pas raportimit publik të një nëne që kishte ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit me fëmijën në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke shfaqur shqetësime për kushtet në klinikë.
Më herët, SHSKUK kishte njoftuar për formimin e një komisioni ad-hoc që do të hetojë masat administrative ndaj punonjësve shëndetësorë në lidhje me rastin.
Largimi i shtretërve të dëmtuar është pjesë e reagimeve ndaj kërkesave publike për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në Klinikën e Pediatrisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



