Aktori i famshëm, Tom Cruise, ka befasuar publikun me transformimin e tij të jashtëzakonshëm në filmin e ri ‘Digger’, ku shfaqet pothuajse i panjohur për shkak të maskës, grimit dhe ndryshimit të pamjes.
Trailer-i i parë i filmit të regjisorit të njohur Alejandro Gonzalez Iaarritu u publikua së fundmi dhe zbuloi Cruise në rolin e një miliarderi ekscentrik të quajtur Digger Rockwell.
Në këtë rol, aktori shfaqet me flokë të thinjura, proteza në fytyrë dhe një pamje shumë më të vjetër e më ndryshe nga ajo që publiku është mësuar ta shohë.
Pas publikimit të pamjeve të para, shumë përdorues në rrjetet sociale mbetën të habitur dhe nuk e besuan se personazhi nën maskë ishte pikërisht Tom Cruise.
Disa prej tyre komentuan: ‘Nuk ka mundësi’, duke shprehur habinë për transformimin e tij.
Në posterin zyrtar të filmit, Cruise shfaqet me kostum, kapelë kauboji dhe një lopatë në dorë, duke qëndruar mbi një glob, një imazh që lidhet me natyrën satirike të filmit. ‘Digger’ shënon projektin e parë të madh të Cruise jashtë filmave ‘Mission: Impossible’ dhe ‘Top Gun’ që nga filmi ‘American Made’ i vitit 2017.
Në këtë komedi të zezë satirike, Tom luan një baron nafte nga jugu i ShBA-së, i cili përpiqet të ndalojë një katastrofë ekologjike globale që në fakt lidhet edhe me veprimet e tij të mëparshme.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com



