Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vend do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të jenë midis 10 dhe 13 gradë celsius, ndërsa maksimale do të shkojnë deri në 26-30 gradë celsius.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





