Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur të hënën se prej 18 korrikut do të ofrojë shërbime edhe ditëve të shtuna.
Vendimi do të zbatohet për muajt korrik dhe gusht. “Ju njoftojmë se KRU ‘Prishtina’, duke filluar nga data 18.07.2026, do të ofrojë shërbime edhe gjatë vikendeve (ditëve të shtuna) në Shërbimin për Konsumatorë dhe në Arkën Qendrore, gjatë muajve korrik–gusht 2026.
Orari i punës: E shtunë: 08:00-16:00”, thuhet në njoftim.
Ujësjellësi ka ftuar konsumatorët të shfrytëzojnë shërbimet edhe gjatë ditëve të shtuna, sipas orarit të lartcekur.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





