Atifete Jahjaga ndan përvojën e saj në lidership dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë përvojën e saj mbi lidershipin, sfidat e udhëheqjes dhe rëndësinë e përfshirjes së grave dhe grupeve të margjinalizuara në vendimmarrje, gjatë një diskutimi të organizuar në kuadër të ‘Prishtina International Summer University’.

Ajo rikujtoi rrethanat në të cilat u zgjodh presidente, siç tha ajo, në kulmin e një krize të thellë politike. ‘Ishim ndërmjet viteve 2010 dhe 2011, nëse mund ta quaj kështu, në një krizë mjaft të thellë politike…’ Jahjaga foli për sukseset e saj ndër vite, duke theksuar rëndësinë e të qenit presidentja e parë femër në Kosovë. ‘Ngadalë, unë u ngrita nëpër detyra dhe, në moshën 30-vjeçare, u bëra gjenerale…’ Jahjaga po ashtu tha se në momentin kur je në pushtet, gjithçka duhet bërë për popullin, për shtetin e jo për vete. ‘Nuk ka pasur asnjë moment të vetëm që të ketë qenë pyetje për mua, ose që unë të kem ngritur një pyetje për veten time si Atifete Jahjaga…’ Jahjaga tregoi kontributin e saj për gratë, minoritetet, po ashtu për grupet e margjinalizuara. ‘Në njëfarë mënyre, unë e kam zgjeruar tryezën e vendimmarrjes dhe kam shtuar më shumë karrige për të gjithë ata që për shumë kohë kanë mbetur jashtë procesit të vendimmarrjes…’ u shpreh ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *