Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën ka zhvilluar një takim kushtuar zhvillimeve aktuale dhe mundësive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Përmes një njoftimi, Gjini ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në frymë të ngrohtë dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e raporteve bilaterale mes dy vendeve.
Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet me Izraelin kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të forcimit të këtij partneriteti.
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2021, ndërsa që atëherë të dyja vendet kanë shprehur interes për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, sigurinë, teknologjinë dhe arsimin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





