Olta Gixhari ka sjellë atmosferën e verës në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar disa pamje nga një ditë e kaluar në det.
Aktorja shfaqet mbi një dërrasë paddle, duke shijuar qetësinë mes ujit dhe natyrës.
Postimin ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “Në pritje të dallgës së madhe”, një frazë që i jep fotografive një ndjesi optimizmi dhe pritjeje për sfida të reja.
Në pamje dominojnë ujërat e kthjellëta dhe atmosfera relaksuese, ndërsa Olta shfaqet me një stil sportiv dhe natyral.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





