Kader Kicaj shfaqet e rrethuar nga deti në një pamje stilizuar verore

Kaderi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një set të ri fotografish nga pushimet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me stilin e saj veror.

E veshur me një kostum banje në nuanca të verdha të çelëta me detaje blu, Kaderi e kompletoi paraqitjen me byzylykë të mëdhenj shumëngjyrësh, flokë të lëshuara me onde natyrale dhe një grim të lehtë që i jepte një pamje të freskët.

Fotografia është realizuar pranë një dritareje me pamje nga deti, ku sfondi me ujërat e kaltër dhe varkat krijon një atmosferë tipike verore.


- Advertisement -

Ajo mban në dorë një çantë plazhi me motive blu dhe të bardha, duke e plotësuar paraqitjen me aksesorë të zgjedhur në të njëjtën linjë ngjyrash.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *