Sunny Hill Festival është një ndër ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë, duke bërë që Prishtina të jetë pikë takimi për artistë ndërkombëtarë dhe fansa të muzikës.
Festivali u themelua në vitin 2018 nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, me qëllim të promovimit të muzikës, kulturës dhe imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Në çdo edicion, Sunny Hill ka prezantuar artistë të njohur ndërkombëtarë si Miley Cyrus, Calvin Harris, J Balvin, Burna Boy, Stormzy, Bebe Rexha, Shawn Mendes dhe shumë të tjerë.
Festivali ka ofruar platformë edhe për artistët lokale dhe nga rajoni.
Përtej aspektit muzikor, Sunny Hill është shndërruar në një ngjarje me ndikim kulturor dhe turistik, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota dhe duke promovuar Prishtinën si destinacion tërheqës për muzikë dhe argëtim.
Me kalimin e kohës, Sunny Hill ka zhvilluar një identitet unik, duke kombinuar skenën globale me energjinë lokale.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





