Mosperputhjet ligjore: Bllokimi i licencave për shfrytezim tokash ne Kosove

Mospërputhjet mes Ligjit për Pyjet dhe Ligjit për Pronën Publike kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh lëshimin e licencave për shfrytëzimin e tokës, duke shkaktuar pasoja për bizneset, investimet dhe ekonominë e vendit.

Në hartën e Kosovës një pjesë e konsiderueshme e Pronës Publike vlerësohet si pasuri natyrore e mundësi për zhvillim ekonomik.

Megjithatë, në 3 vitet e fundit, shfrytëzimi i Pronës Publike është vështirësuar për bizneset.


- Advertisement -

Kjo për shkak të vetë ligjeve që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës etë cilat kanë krijuar paqartësi.

Në 2023-n Kuvendi miratoi Ligjin për Pyje dhe atë për Pronën Publike.

Ai për Pyje ia la kompetencat Agjencisë së Pyjeve për lëshimin me qira të tokës pyjore deri në 20 hektar.

Por, në Ligjin për Pronë, kompetencat për këtë iu lanë Zyrës për Administrim të Pronës Publike, e cila është në kuadër të zyrës së kryeministrit.

Kompetencat u përzien, e lëshimi i licencave për shfrytëzimin e tokës për zhavorr e rërë u bllokua.

Për t’i lëshuar ato duhej të bëhej ndryshimi i Udhëzimit Administrativ të Ligjit të Punës.

Por kanë kaluar më shumë se dy vjet dhe ende nuk është bërë një gjë e tillë.

Pasi i kishte skaduar licenca dhe të njëjtën nuk arriti ta vazhdojë më, një kompani gurthyese në Lipjan ka falimentuar.

Pronari i saj i ka thënë RTK-së se ishte kthyer nga diaspora për të investuar në Kosovë, e që sipas tij, 3 milionë euro ka shpenzuar në kompaninë për gurthyerje.

Ankesa pati edhe nga kompani të tjera të cilat në rrjetet e tyre sociale paralajmëruan se do të detyrohen ta kufizojnë prodhimin e betonit.

Bizneset u dëmtuan, e bashkë me to edhe ekonomia e vendit.

Në ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike tashmë është duke punuar Ministria e Drejtësisë, nga e cila nuk kanë dhënë informacione se kur do të finalizohet drafti.

Megjithatë, nga ky dikaster i thanë RTK-së se kanë mbajtur punëtori dy ditore për harmonizimin dhe shqyrtimin e komenteve që kanë pranuar.

Derisa sektori vendor tash e 3 vjet po përballet me pengesa, bizneset i janë drejtuar shteteve tjera për të importuar gurë e rërë.

Nga Dogana e Kosovës i kanë thënë RTK-së se deri më 9 korrik në Kosovë është importuar 91.4 milionë kilogram materiale të tilla me vlerë 2.78 milionë euro.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *