Në Gjykatën e Pejës sot nuk u jep verdikti për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, pasi trupi gjykues mori një vendim krejt tjetër.
Gjykata e Pejës vendosi rihapjen e rastit.
Në Gllogjan, rreth 5 vjet më parë u gjuajt me breshëri plumbash autobusi që po vinte nga Gjakova në Deçan.
Akuzohen Halil Mehmetaj, bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kreshnikun.
Sipas prokurorisë, kjo ndodhi për të iu hakmarrë shoferit të autobusit, i cili dyshohet se ishte shkaku që motra e tyre ia mori jetën vetes.
Ata organizuan dhe vranë Gani Gjokajn, ku e pësuan edhe Ledion Hamza e Gentiana Mustafa që po ktheheshin nga shkolla.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





