Mbyllet për shkak të punimeve rruga ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë

Në Prishtinë, për shkak të punimeve infrastrukturore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës ‘Fehmi Lladrovci’, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Mbyllja do të jetë në fuqi nga 10 deri më 18 korrik 2026.

Trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet përmes sinjalizimit të përkohshëm të vendosur në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të vazhdojë pa ndërprerje.


- Advertisement -

Autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *